Prej Barcelonës është duke ardhur një lajm sa i përket ndjekjes së tyre me mjaft interes të mbrojtësit portugez. Gonçalo Inacio lojtari i Sporting Lisbonës shihet si një përforcim i duhur për ekipin spanjoll. Vera mendohet se do të finalizojë një prej lëvizjeve më të rëndësishme në repartin e mbrojtjes.
Skautët e Barcës duket se janë vënë në lëvizje për të finalizuar kështu mbritjen e një prej qëndërmbrojtësve me këmbë të majtë. Mesa duket Inacio nën një formë mjaft të qëndrueshme ka shërbyer si interes dhe mundësi për të finalizuar më tej përforcimin e verës 2026.

Janari duket se ka shuar cdo dëshirë të tyre për të sjellë në ekip një tjeter përforcim. Shkak për këtë është bërë padyshim dhe zbatimi i rregullave të Fair Play Financiar. Cka do e shtyjë ekipin më tej për të kërkuar gjatë verës një përforcim mjaft të rëndësishëm.
Sporting në krahun tjeter dhe gjatë sezonit ka pak gjasa lër të shitur lojtarin. Ndaj gjasat që ky përforcim të shkojë në interes të Barcelonës vazhdon të jetë. Produkti i Akademisë së Sporting ka mundur të shërbejë si një shtyllë mjaft e rëndësishme për mbrojtjen kryesore. Cka ka mundur të regjistrojë kështu serinë e 230 daljeve ndër të cilat ka siguruar kështu dhe 21 gola mes 14 asistimesh. Me një kontratë e cila skadon në verën e 2027, Sporting mund të shohë si mundësi përfitimi financiar shitjen e tij në këtë moment të kontratës së tij.



