Premier Liga miraton ndryshimet e transferimit

Premier Liga miraton ndryshimet e transferimit

FIFA, ka krijuar një draft të rri sa I përket transferimit, një ndryshim sa I përket kohës që do të zhvillohet merkato e verës me një para sezon për këto transferime të cilat e mundësojnë një përforcim të ekipeve. Për të gjitha klubet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube, FIFA si një rregullator ka përcaktuar një fazë më të hershme që i’u përket transfertave dhe është afati nga 1 qershor deri në 10 qershor.

Duket se në ekipet Angleze ka një dakortësi për të vazhduar këtë ndryshim duke qenë se do të duhet një shumicë votash për të vendosur këtë rregull të rri, duhet vota e 14 ekipeve të Premier Ligës për të vendosur nëse do të jetë e mundur ose jo. Ky afat nuk do të jetë I vlefshëm vetëm për Manchester City dhe Chelsea që marrin pjesë në këtë turne por për të gjitha klubet e Premier Ligës nëse arrijnë ta miratojnë këtë ndryshim.

Nëse ky ndryshim do të bëhët I mundshëm do të duhet të rishikohet dhe pjesa sa I përket afatit 12 javaor të transferimit I cili zakonisht bëhët në gjush, kjo duke përkuar me datën e nisjes së transferimeve. Kështu që me miratimin e këtij ndryshimi do të kemi përfundim të merkatos në 14 gusht, datë e cila daton me dy ditë para se të nisjë sezoni I ardhshëm sportiv për klubet. Ky është një rregull që do të favorizojë të gjitha kalimet dhe përgatitjët që do të duan të kenë ekipet për t’u përforcuar në këtë kampionat, pritet të ketë disa kalime të bujshme që do të duhet të konfirmohen.