Premier Liga është konsideruar si një ndër kampionatet më të forta në botën e futbollit. Shumë shpejt do të nisë dhe organizimi I saj për këtë sezon. Janë pikërisht skuadrat me yjet e tyre që do të nisin përballjet në këtë sezon. Në vigjilje të nisjes së këtij kampionati janë bërë publike dhe të gjitha cmimet e biletave në stadiumet që zhvillohen ngjarjet.
Ka qenë një periudhë mjaft e gjatë që këto bileta janë konsideruar si shumë të shtrenjta. Që prej periudhës së koronavirus, cmimet e biletave kushtojnë më shtrenjtë. Ishte pikërisht ajo periudhë e cila zhvilloi një tjetër qasje për mbledhjet në public dhe që prej asaj kohe janë në një rritje të vazhdueshme. Edhe pse në këtë pesë vjecar cmimi I tyre është ndjeshëm më I shtrenjë. Stadiumet kanë qenë plot dhe mbështetësit e kampionatit kanë qenë prezentë.

Janë pikërisht biltat vjetore që shumë mbështetës zgjedhin ti blejnë dhe janë një mundësi që I’u lejon të jenë pranë ekipeve të tyre. Ekipi I cili ka biletat më të shtrenjta është Fulham. Skuadra nga Londra ka mundur të regjistrojë kështu biletat e saj vjetore më të shtrenjta. Pavarësisht se është një skuadër që nuk ka masivitetin e klubeve të tjera. Për shkak të vendodhjes në zonën elitare të londrës ajo ofron biletat më të shtrenjta. Cmimi I tyre vjetor arrin në shumën prej 3555 euro, vendin e dytë për bileta të shtrenjta e mban Tottenham me 2560 euro. Klubi I parë jo londinez në këtë listë është Manchester United me 1845 euro. Është pikërisht kjo një listë për ekipet që mbajnë kryesinë në cmimin e Biletave.