Rrugëtimi I Prishtinës në këtë sezon nuk ka qenë më I miri, por ekipi ka bërë përpjekje. Javën e 26 të Superligës ata e mbyllin të pozicionuar në vendin e katërt. Janë vetëm gjashtë pikë larg top treshes, që është qëllimi I kryeqytetasve. Tashmë një fitore në shtëpi rikthehet pas katër ndeshje. Në sfidën e fundit ata humbën përballë Dukagjinit.
Feroniklei, nuk ka aspak shpresë në këtë sezon, I renditur në vendin e fundit. Forca e tyre për mbijetesë është shumë më e vështirë, pas kësaj humbje. Ata janë vetëm 14 pikë të diferencuar me 15 pikë nga Lapi I vendit të nëntë. Të destinuar në këtë sezon për të rënë nga Superliga do të duhet të riprovojnë përsëri.
Një sfidë e cila nisi me epërsinë e Feronnikeli me një gol të Muharem në minutën e 37. Gëzimi I ekipit mik nuk zgjati shumë sepse në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Gnapi Dable I cili bëri të mundur barazimin e shifrave. Në pjesën e dytë munguan aksionet nga dy ekipet me një Feronikel të mbyllur për të rruajtur një pikë të vetme.

Sfida vazhdoi me një balancë mes dy ekipeve që guxonin të tkurur. Por, vendasit nuk u ndalën me aq në minutat e fundit të pjesës së dytë ishte Raqi ai që kaloi sfidën në avatazh. Kështu, Prishtina është një hap shumë më pranë kalimit të saj në tre më të mirat. Realizimi I objektivit të këtij sezoni mund të realizohet. Duke qenë se në krye është një Dritë me një hendek të madh pikësh.