Prishtina dhe Ballkani, njihen me kundërshtarin

Prishtina dhe Ballkani në hapin e radhës, njihen me kundërshtarin

Dy ekipet e Kosovës të vendosura në Konferencë Ligë kanë njohur kështu kundërshtarët e tyre të ardhshëm në këtë përfaqësim. Në rast se skuadrat e Prishtinës dhe Ballkanit mund të kalojnë këtë fazë do të kenë mundësinë e ndeshjeve të treta të zhvilluara në grup. Ekipet e kosovës janë të dyja pjesë e rrethit të dytë ku do të përballen me rivalë që janë prej Irlandës dhe Maltës.

Prishtina përballjen e saj e ka me Larne, ekipi i Irlandës, ndërsa për Ballkanin do të jetë përballë Floriana FC nga Malta. Janë pikërisht të dy ekipet e kosovës qe si qëllim të tyre në këtë fazë kanë kalimin e fazës. Garë e vështire për të dy ekipet që janë vendosur me një formë mjaft të mirë në daljen e tyre të parë.

Prishtina dhe Ballkani në hapin e radhës, njihen me kundërshtarin
Prishtina dhe Ballkani në hapin e radhës, njihen me kundërshtarin

Mundësia që të dy ekipet të vazhdojnë në garën e tretë të këtij kompeticioni janë të larta dhe në shortin e ardhshëm që do të hidhet janë duke përcaktuar kundërshtarët e mundshëm të kësaj faze. UEFA e ka zhvilluar këtë short dhe tashmë do të jemi në djeni se cilët janë kundershtarët në këtë përballje.

Ekipet në vazo do të jenë në një renditje jo shumë të favorshme për shkak se do të jenë me ekipe që janë më të favorizuara për të fituar. AZ Alkmaar (Holandë), Santa Clara (Portugali), Maribor (Slloveni) dhe Shamrock Rovers (Irlandë), janë kundërshtarët e mundshëm që mund të jenë përballë ekipeve.

Një rrugëtim i cili mendohet se do të jetë i vështirë por do i lejojë skuadrat që të kenë mundësinë e tyre në këtë dalje të rëndësishme europiane.