Prishtina e cila ishte duke luajtur në këto kualifikime europiane në Konferencë Ligë nuk është se ka ndjekur më këtë mundësi në europë. Ekipi I kryeqytetit është mposhtur në një sfidë e cila shkoi me një rezultat 5-4, kjo si pasojë e penalltive të zhvilluara. Përballë Larne ekipi nuk mund të tregonte një formë më të mirë për të qënë dominues në lojën e tyre.
Edhe pse ishin kryeqytetasit që ishin kërkues prej nisjes së lojës që të synonin golin. Pikërisht prej kësaj ata do të kërkonin që të kishin më tej një gol të realizuar dhe pse I vështirë të realizohej prej tyre. Ishte pikërisht minuta e 10 ku ata mundën të realizonin me anë të Gjelbrim Taipit. Mes një asisi të Hamdi Namanit ai arriti të cojë ekipin e tij në epërsi.

Gol në minutat e para ishte shpresëdhënës por kjo nuk e favorizoi aspak më tej ekipin. Edhe pse në pjesën tjetër të lojës ishin mundësi aktive për të shënuar ata nuk mund të ndryshonin dot fatin e lojës së tyre. Kryeziu I cili ishte shumë pranë realizimit dështoi në goditjen e tij. Më pas ishte dhe Muja I cili nuk mundi të realizojë më tej në tetnativën që kishte përballë portës.
Në minutën e 56 ishte skuadra mike e cila arriti të barazojë shifart dhe të cojë këtë sfidë në një barazim. Një barazim I cili shkoi në penallti dhe e ndëshkoi kështu ekipin e Prishtinës. Ëndrra e tyre në europë përfundon për të qenë tashmë të gatshëm në nisjen e sezonit të rri.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.