Prishtina ndryshime në klub, largon Arsim Thacin

Prishtina ndryshime në klub, largon Arsim Thacin

Prishtina ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm pikërisht në vigjilje të nisjes së sezonit të rri. Klubi I kryeqytetit k azgjedhur që të ndërpresë rrugëtimin e tij duke larguar kështu Arsim Thacin. Ka qenë vetëm një periudhë shumë e shkurtër që Thaci ka pasur drejtimin e klubit duke qëndruar kështu vetëm katër muaj në krye të saj. Mbritja e tij në klub ishte pikërisht në një periudhë të vështirë duke zgjedhur kështu që të ishte zvendësues I Jean Michel Cavalli.

Ishte pikërisht angazhimi I tij që solli një fije shpresë në ekip. Nën një drejtim mjaft dinjitoz ai arriti të prekë me klubin garat europiane. Ishte sfida me Llapin që I dha titullin e Kupës së Kosovës. Edhe pse me tituj në vetëm katër muaj drejtim dhe përfaqësim në europë, kanë qenë drejtuesit që nuk kanë ndarë të njejtin drejtim.

Prishtina ndryshime në klub, largon Arsim Thacin
Prishtina ndryshime në klub, largon Arsim Thacin

Me një rezultat aspak të mirë në europë është ndërmarë vendimi që të ketë një largim nga klubi. Është pikërisht zhvendosja e tij jashtë klubit pas humbjes së tyre me Sheriff Tiraspolit 5-2. Më tej erdhi dhe eleminimi I tyre cka ndërpreu më tej eksperiencën e tyre në europë. Kjo duket se është një arsye kryesore pse është ndërmarrë hapi që ai të jetë jashtë drejtimit.

Ekipi deri më tani pritet të drejtohet nga Blerim Bunjaku. Dhe pse emëri I tij pritet të mos jetë përfundimtar por do të udhëheqë klubin e kryeqytetit deri në një zvendësim të denjë. Klubi është duke ndërmarrë hapat përgatitorë për sezonin e rri në Superligë. Objektivat e tyre janë të qartë dhe është duke u njohur me potencialin e saj.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.