Prishtina siguron barazim në Konferencë Ligë

Prishtina siguron barazim në Konferencë Ligë

Prishtina arrin të sigurojë një barazim të rëndësishme në daljen e saj të parë në Konferencë Ligë. Skuadra e kryeqytetit arrin të sigurojë një mundësi mjaft të mirë për të vazhduar më tej rrugën e saj në europë. Dhe pse skuadra nuk mundi të mbijetojë në kualifikimin e saj në Champions ku u skualifkua në fazën e parë. Tashmë, është një mundësi e cila do të lejojë ëndrrën europiane.

Klubi I kosovës në daljen e tyre morri një barazim pa gola, një mundësi qe e vendos të kënaqur në zhvillimin e ndeshjes. Udhëtimi I tyre drejt Irlandës në përballje me Larne shkoi mjaft mirë dhe ekipi tregoi një rimëkëmbje pas humbjes së parë të tyre në europë. Ishin pikërisht ata që në nisje të lojës treguan një dominancë duke rrezikuar dhe portën.

Prishtina siguron barazim në Konferencë Ligë
Prishtina siguron barazim në Konferencë Ligë

 

Sulm I cili vazhdoi dhe më tej, në minutën e 12 Prishtina pati një mundësi mjaft të mirë por ishte një mbrojtje e mirë e portierit vendas. Veliu I cili me një harkim të topit e coi në Baftiu por nuk përfundoi me një sukses aksioni I tyre. Gjuajtja e ulët dhe qëndrore nuk ishte pikërisht e duhura për të thyer mbrojtjen e portës.

Prishtina tentoi dhe në vazhdim por ishte pikërisht një mbrojtje e vendosur e cila nuk la shumë hapësira për klubin. Pjesa e dytë nuk është se tregoi një lojë interesante duke qenë se pati një tërheqje nga të dy skuadrat. Duket se me një qetësim dhe një ndarje në paqe ndeshja e dytë do të jetë vendimtare për fatin e të dy ekipeve. Prishtina në një ndeshje në shëtpi mund të jetë e favorizuar për të ecur më tej.