Përpara se Ousmane Dembele të ishte shpallur fitues I topit të Artë 2025, ish trajneri I Barcelonës në kohën kur ai angazhohej atje, Xavi ka bërë një parashikim. Xavi Hernandez I cili e ka njohur lojtarin në klubin katalanas ka bërë një parashikim të frikshëm sa I përket të ardhmes së tij. Ish drejtuesi teknik I Barcelonës asaj kohe e ka cilësuar francezin si një prej lojtarëve që mund të sjellin ndryshimin e duhur në ushën e blertë.
Asaj kohe ai nuk është trgeuar aspak modest ku e ka theksuar se mund të shndërohet në një prej lojtarëve më të mirë në botë. Vendosja e tij në sulm mund të bënte diferencën në cdo ekip që ia mund të angazhohej. Sipas tij do të duhej kohë dhe punë prej lojtarit që të nxirte në pah të gjithë karakteristikat e tij positive. Gjatë periudhës së xavit në ekip, Dembele arriti të ndryshojë ndjeshëm duke sjellë formë mjaft të mirë në skuadër.

Edhe pse bashkëpunimi I tyre përfundoi në 2023, Xavi e cilësoi si një prej lojtarëve që me punën e duhur mund të arrinte të kapte majat. Mesa duket profecia e tij është përmbushur. Duke qenë se në ditën e djeshme ai është shpallur më I miri në planet për vitin 2025. Dëshmi kjo e një pune mjaft të mirë prej tij dhe një konsistence të vazhdueshme për gjendjen e tij fizike. Dhe pse nuk mundi të shmangë disa dëmtime të rëndësishme për shkak të kokfortësisë që e karakterizon arriti të qëndrojë gjatë në fushën e lojës.



