Pronarët e Liverpool, shumë pranë blerjes së ekipit spanjoll

Pronarët e Liverpool, shumë pranë blerjes së ekipit spanjoll

Pronarët e Liverpool, janë shumë pranë finalizimit të kalimit të pronësisë së klubit spanjoll. Getafe CF mendohet se shumë shpejt do të jetë pjesë e Fenway Sports Group (FSG). Janë mediat e ndryshme të cilat raportojnë për verifikimin e plotë që kanë bërë ata sa I përket verifikimit të situatës financiare të klubit. Duke bërë bisedimet që do e cojnë drejt përfudnimit të marveshjes së kalimit të pronësisë.

Angel Torres I cili është dhe pronari actual I Getafes ka konfirmuar më herët se do të ishte I gatshëm për të hequr dorë nga të drejtat e pronësisë së klubit. Torres I cili ka zhvilluar një takim më herët me përfaqësues të FSG ka konfirmuar një marveshje të mundshme që mund të ketë me anglezët. Tashmë, duket më afër se kurrë një mundësi e tillë sa I përket kësaj marveshje dhe një bashkimi të tij.

Pronarët e Liverpool, shumë pranë blerjes së ekipit spanjoll
Pronarët e Liverpool, shumë pranë blerjes së ekipit spanjoll

Me këtë veprim duket se grupi anglez do të kërkojë të shtrijë më tej se Premier Liga pronësinë e tij. Të vendosur do të jenë në kërkim të shtrirjes së suksesit të tyre përtej ishullit. Kjo kërkesë për një tjetër pronësi vjen fill pas suksesit të Liverpool në sezonin e shkuar. Duke e bërë kështu Getafe klubin e parë spanjoll I cili do të jetë në pronësinë e tyre.

FSG është një ndër klubet më të fuqishëm të pronarëve sportivë në botë. Ata janë me investime të shumta në sporte si futbolli, bejsbolli apo dhe sporte të tjera profesioniste. Blerja e Getafes do të shtrinte më tej ndikimin e tyre, tashmë në Spanjë.