PSG ka mundur të realizojë transferimin e një prej kërkesave të tyre kryesore në këtë verë. Bëhët fjalë për Ilia Zabarnyi i cili e kreu kalimin e tij nga Bournemouth për t’u bashkuar kështu me klubin kampion të europës në këtë sezon. Një transferim i cili ishte theksuar prej kohësh dhe tashmë ka marrë një trajtë të plotë. Reparti defensiv bë parisienët duket se do të jetë shumë më i plotë gjatë këtij sezoni.
Zabarnyi është në vazhdën e përmirësimeve që ka ndërmarrë klubi francez. Lucas Chevalier ishte një prej tyre i cili më herët ishte vendosur në klubm Tani, mbrojtësi 22 vjecar do të shërbejë me një kontratë deri në 2030 për klubin francez.

Në Premier Ligë ai vjen me një formë mjaft të mirë. Pikërisht duke sjellë një ndër format që ka marrë më shumë vlerësime. Me rolin e tij kyc në ekipin e Bournemouth ai ka mundur të tregojë të gjithë potencialin e tij. Ndërsa mër të do të jetë shumë më e favorshme tashmë që të jetë pjesë e një ekipi të madh.
Transferimi i tij kushtoi për PSG plot 66 milion euro, ku përfshihet 63 si formë fikse dhe 3 milion në formë bonsui. Me një qendërmbrojtës mjaft të favorshëm në ekip, Enrique pritet të sjellë një shërbim më të mirë.
Transferimi i tij është cilësuar si një ndër më të shtrenjtët që PSG ka realizuar gjatë kësaj vere. Deri më tabi duket se Enrique ka dashur të ruajë thelbin e skuadrës për të qëndruar tepër strikt në të.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.