PSG arrin të mposhtë Aston Villa në ndeshjen e parë

PSG arrin të mposhtë Aston Villa në ndeshjen e parë cerekfinale

PSG arriti një fitore në mbrëmjen e djeshme përballë Aston Villa. Parizienët arritën të fitonin 3-1 në ndeshjen e tyre të parë cerekfinale në UEFA Champions League. Francezët e nisin sfidën në favorin e tyre duke qenë dominantë në fushën e lojës. me Osumane Dembele që arriti të kishte dy raste prej fillimit por nuk mundi të realizojë. Miqtë ishin ata që hapën sfidën me një gol të Morgan Rogers. Ishte pikërisht asis I Jouri Tielemans që gjeti Rogers I cili shënoi golin në minutën e 35.

Një gëzim I cili zgjati vetëm pesë minuta ku, PSG gjeti mundësinë të barazojë shifart me Desire Doue. Në tentativën e tij të dytë për gol Doue arrin të shënojë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ku I con ekipet në balancë në dhomat e zhveshjes. Nisja e pjesës së dytë solli një energji të re në francezët. Ata filluan me një gol që në minutat e para të lojës. Khvicha Kvaratskhelian arriti të shënojë golin e diferencimit në këtë sfidë.

PSG arrin të mposhtë Aston Villa në ndeshjen e parë cerekfinale
PSG arrin të mposhtë Aston Villa në ndeshjen e parë cerekfinale

Kvaratskhelian, u bë I pandalshëm pas shënimit të golit me një tjetër rast por që nuk mundi ta finalizojë. Loja e forë në zonë e bëri që Aston villa të kërkojë një penallti me Boubacar Kamara. Vendim I cili nuk erdhi prej gjyqëtarit. Ishte pikërisht Hakim I cili gjeti rrjetën në minutën e 71, por me një gol të anuluar.

Nuno Mendes shënoi dhe golin e fundit të kësaj sfide duke e cuar rezultatin në 3-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në angli.