Java e katërt e Ligës së Parë solli në vazhim një tjetër fitore të rëndësishme për Paris Saint Germain. Me një rezultat 2-0 ata mund të triumfonin përballë Lensin. Enrique arriti të dëshmojë dhe një herë se ata kërkojnë përsëri që të jenë kampionë absolutë të Francës në këtë sezon. Konfirmim I cili erdhi dhe nga realizimi I një loje mjaft të mirë dhe ekip që dëshmoi cilësi.
Lens ishte ekipi I cili kishte rastin e parë në këtë sfidë. Minuta e dhjetë shënoi për ekipin dhe mundësinë e tyre për të shënuar. Florian Thauvin arriti të shënjestrojë si duhet portën, por Chevalier ishte ai I cili e shpëtoi mbrekullisht. Sifda që në minutat e para të saj dëshmoi një lojë me intensitet tepër të lartë.

Por, përgjigja e PSG ishte po ashtu në të njejtin rritëm. Ata në minutën e 15 bënë të mundur kalimin në avantazh duke krijuar kështu një diferencim në këtë sfidë. Vitinha ishte ai I cili u kujdes për një passim të saktë drejt Barcolan dhe mjaftoi një goditje e tij e saktë për të përfunduar në rrjetë. Lojë e cila dhe gjatë pjesës së dytë ishte në kontrollin e plotë të PSG. Dyshja e cila dha rezultatin në pjesën e parë dëshmuan një kimi mjaft të mirë dhe në vazhdim.
Barcola në minutën e 51 arriti të shënojë dhe golin e dytë, I cili rezultoi dhe I fundit në këtë sfidë. Fitore e cila e bën PSG në katër ndeshjet e para të ketë atër fitore.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.