PSG e gatshme për të ofruar 45 milion euro

PSG e gatshme për të ofruar 45 milion euro

Paris Saint Germain është duke kërkuar që të bëjë një hap më tej në një përforcim të rëndësishëm që është duke kërkuar në ekipin e saj. Parizienët kanë sjellë po ashtu dhe një ofertë prej 45 milion euro për synimin e tyre I cili është qendërmbrojtësi I Sporting CP, Ousmane Diomande. 22 vjecari është konsideruar si një opsion mjaft I mirë për përforcimin e skuadrës. Reparti defensive I cili është vendosur si një objektiv që do të duhet të përforcohet.

Enrique duket se e ka përkrahur një vendosje të tillë duke e vlerësuar për teknikën e lojës. Po ashtu mbrojtësi nga bregu I fildishtë ka një formë fizike mjaft të mirë. Ai ka një përdorim të të dyja këmbëve cka e bën një element mjaft të përshtatshëm për stilin e lojës që është duke kërkuar Enrique në ekip.

PSG e gatshme për të ofruar 45 milion euro
PSG e gatshme për të ofruar 45 milion euro

Diomande në këtë afrim shihet si një objektiv mjaft afatgjatë dhe si një opsion që klubi kërkon të rinovojë mbrojtjen e tyre. Kontrata e tij me Sporting është deri në 2027, por janë drejtues të klubit që kanë një plan për të zgjatur më tej marveshjen e qëndrimit të tij. Edhe pse një interes nga francezët mund të ndryshojë më tej planet sa I përket qëndrimit të lojtarit në klubin portugez. Me një klauzolë lirimi prej 80 milion euro në kontratën e tij mund të jetë oferta e francezëve që do e mundësojë një kalim të tillë. Shërbimi I tij është duke u monitoruar me mjaft interes nga drejtuesit e klubit francez.