Kampionët e ruopës në këtë sezon, kanë nisur të shohin të gjitha opsionet e mundshme të përmirësimit. Ekipi francez është duke kërkuar që të vijë sa më kompetitiv në sezonin e ardhshëm. Qëllimi I tyre është të kërkojnë më shumë mundësi në vazhdim. Në listën e tyre është vendosur dhe një përforcim prej Real Madrid.
Rodrygo Goes është një prej lojtarëve që Enrique e cilëson si të duhurin për të bërë të mundur transferimin e tij. 24 vjecari nuk ka mundur të ketë minutat e duhura në dispozicion cka e ka vendosur shpesh në presionin e largimit. Real, në krahun tjetër një largim të tij nuk e ka kundërshtuar. Por, madrilenët kërkojnë që të arrihet një shumë e favorshme për ta cilësuar të duhurin.
Dëshira e brazilianit tashmë dihet se është të jetë larg Los Blancos. Vendosja e tij do të duhet të jetë në një prej ekipeve që sjell më shumë mundësi në fushë për të. Më shumë minuta në fushën e lojës janë kushti I vetëm I tij në këtë transferim.

PSG e ka vlerësuar sulmuesin si një emër mjaft të rëndësishëm për të qenë në repartin ofensiv. Janë karakteristikat e tij dhe fleksibiliteti I treguar që e cojnë mundësinë e tij më të afërt drejt transferimit.
Real, ka vendosur një shumë prej 80 milion euro për shërbimin e tij. Është pikërisht një shumë e cila nuk mund të pranohet nga PSG. Synimi I tyre është që të përfitojnë shërbimin e tij për një shumë më të ulët. Negociata të cilat mund të nisin pas Kupës së Botës për Klube.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.