PSG, kërkesë për transferim nga Premier Liga

PSG, kërkesë për transferim nga Premier Liga

Skuadra franceze e cila në këtë sezon pati një sukses të padiskutueshëm jo vetëm në Ligën e parë, por dhe në arenën europiane, është në kërkim. Synimi I PSG është që të ketë mundësi të afrojë në ekip një prej mbrojtësve të Premier Ligës. Është pikërisht një prej tyre I cili në këtë sezon pati një mundësi mjaft të mirë dhe shkëlqeu atje. Ilia Zabarnyi, ukrainasi I cili luan me Bournemouth konsiderohet si një zgjedhje e duhur në këtë përforcim.

Janë pikërisht mediat e ndryshme angleze të cilat kanë hedhur dritë në lidhje me këtë afrim. Ata e kanë konsideruar një marveshje e cila është përfunduar dhe ka qenë dhe dakortësia e mbrojtësit. Me një ofertë prej 60 milion euro sa I përket transferimit Bournemouth duket se ka rënë dakort për të finalizuar lëtë transferim.

PSG, kërkesë për transferim nga Premier Liga
PSG, kërkesë për transferim nga Premier Liga

Edhe pse negociatat ende nuk kanë përfunduar në mënyrë zyrtare, klubet kërkojnë që të jenë të përfituara nga lëvizja e 22 vjecarit. Është pikërisht klubi anglez I cili është duke ngulur këmbë për një shumë më të madhe në kërkim të tij. Pikërisht 70 milion euro është kërkuar prej tyre nga PSG, duke përfshirë dhe ofertat e mundshme.

Lojtari I cili është bashkuar me Bournemouth në sezonin e kaluar ka pasur një formë mjaft të mirë. Ka qenë pikërisht dalja e tij e cila ka ngjallur interesin e shumë klubeve. Karakteristika të një mbrojtje të qëndrueshme, I shpejtë dhe fleksibël. Janë pikërisht ato që Enrique ka vlerësuar në këtë transferim të rëndësishëm për skuadrën e tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.