PSG, kërkon mos shënojë përsëri gabimet e së shkuarës

PSG, kërkon mos shënojë përsëri gabimet e së shkuarës në largim

Paris Saint Germain duket se tashmë është shumë më e qetë në lëvizjet që ishin duke ndodhur në portë. Lojtari i Lille i cili kq bërë mbrojtjen e portës në këtë sezon është konsideruar si zgjedhja e duhur në këtë transferim. Lucas Chevalier është cilësuar si një zvendësim i duhur i italianit Donnarumma. Ka qenë pikërisht lojtari italian i cili është vendosur nën një seri pikëpyetjesh sa i përket të ardhmes së tij. Ndaj është dhe cilësuar më e rëndësishme prej klubit që mos hasin problem gjatë sezonit.

Një kërkesë e cila nuk është aprovuar sa i përket një shume më të lartë në atë që ai është duke fituar. Ka ngjallur një lëkundje në të gjithë këtë kalvar. Pra, duke mos dashur që të kenë një largim të tij në formë të lirë ata kanë paraprirë të gjithë veprimin duke vendosur të shesin lojtarin. Kontrata e tij e cila skadon në 2026, nuk është se ka sjellë një rakordim mes tij dhe ekipit për ta rinovuar atë.

PSG, kërkon mos shënojë përsëri gabimet e së shkuarës në largim
PSG, kërkon mos shënojë përsëri gabimet e së shkuarës në largim

Në këtë formë duke pasur vetëm një sezon deri në përfundim të saj, fati i tij mund të jetë larg skuadrës. Donnarumma, në krahun tjetër ka kërkuar që të jetë pjesë e skuadrës dhe dëshira e tij është që të vazhdojë kontributin në këtë ekip. Por, ai e ka konsideruar si aspak të negociueshëm faktin se mund të ketë një marveshje sa i përket pagesës së tij.

Italiani i cili është shndëruar në një hallkë tepër të rëndësishme në ekip. Madje dhe Enrique e ka vendosur në planin e parë nuk ka mundur të dakortësohet me pagesën e tij prej 12 milion euro në sezon.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.