Merkato e dimrit sapo përfundoi dhe PSG është duke u përpjektur të vazhdojë të mendojë më tej në lëvizjet që do të duhet të bëjë gjatë verës. Një plan është në projeksionin e drejtuesve dhe drejtorit sportiv të ekipit francez që do të përfshjë tre lojtarë: Ramos, Muani dhe Asensio.
Përmes tyre PSG synon që të fusë në ‘’kurth’’ sulmuesin 25 vjecar I cili është duke debutuar në Newcastle. Isak është një ndër pikat kyce të ekipit I cili ka shënuar deri më tani plot 25 gola dhe ka dhënë plot pesë asiste. Me një kontartë deri në 2028 me ekipin e Premier Ligës dhe me një vlerë 180 milion euro, PSG e kërkon atë pranë skuadrës. Në këtë marrveshje paraprake që përflitet tre emërat e PSG do të shërbejnë si një shkëmbim për Isak, cka do të ulë dhe cmimin e shitjes së tij.
PSG, është duke debutuar në Champions këtë sezon dhe si kryesuese e Ligës 1 ka fokus që të përmirësohet në vitin që vjen në kompeticionin europian. Enrique si drejtues e sheh të nevojshme një ndërhyrje në reaprtin e sulmit, dhe kjo do të ndodhë me angazhimin e Isak si një ndër talentet që është përzgjedhur nga drejtuesi. Suedezi do të ketë një mbështetje tepër të rëndësishme për të performuar në sulm mes: Ousmane Dembele, Bradley Barcola dhe Kvicha Kvaratskhelia. Deri më tani nuk ka një konfirmim nga të dy klubet janë thjesht disa bisedime paraprake që janë zhvilluar. Një shkëmbim I tillë do të bënte PSG që të kryhente një marveshje të rëndësishme për sezonin e ardhshëm ku synimi I parizienëve nuk do të jetë vetëm Liga por dhe kompeticionet europiane.