PSG me një ofertë drejt yjeve të Barcelonës

PSG me një ofertë drejt Barcelonës

Ardhja e Dani Olmo dhe rikuperimi I dëmtimit të Gavit mund të ndryshojë rolin e tij tashmë n ekipin e La Ligës. Por tashmë mesfushori është ndjekur dhe nga një ekip tjetër I cili ka shprehur interesin real për praninë e tij në klub. Një ofertë reale nga PSG e cila mund të konsiderohet e frikshme gjithashtu I mundëson atij që të ketë tundime, janë ofruar 100 milonë euro për praninë e tij në klubin francez, I cili është duke kryesuar këtë sezon dhe kërkon që të zgjerojë formën e tij dhe të ftojë një yll si Gavi pranë.

Luis Enrique duke ndjekur prej kohësh formën e mesfushorit e ka parë si një element tepër të rëndësishëm për ekipin e tij duke kërkuar që të jetë pjesë dhe kjo me një ofertë e cila e tundon atë dhe I garanton një qëllim të qartë për angazhimin e tij në PSG. Një ofertë e tillë ndaj klubit të Barcelonës është gjithashtu tunduese duke qenë se klubi është duke kaluar një seri vështirësish financiare dhe kjo mund ta bëjë që të diskutohet dhe largimi I tij nga klubi.

Prania e Dani Olmos dhe oferta e PSG nuk e kanë bërë Gavin që të shpërqëndrohet nga ky sezon në Barcelona duke dhuruar një performancë tepër të mirë dhe në cdo sfidë të jetë I gatshëm për të asistuar në ekipi I tij. E gjithë ecuria dhe rritmi në lojën e tij është vlerësuar më tej për të gjithë angazhimin jo vetëm nga ekipi ku po debuton por dhe spikatja e tij në PSG, një ndër klubet me një rëndësi në futbollin e sotëm, ku janë bërë të njohur dhe për shifart e larta që ofrojnë për lojtarët që kërkojnë në ekip.