Pronarët e Paris Saint Germain janë duke biseduar për një blerje të ekipit spanjoll. Ata kërkojnë që të zgjerojnë më tej projektin e menaxhimit të klubeve dhe në syrin e tyre ka rënë ekipi hisorik i Malagës. Qatar Sport Investments nuk është vetëm një menaxher klubesh futbolli por gjithashtu investimet e tyre shtrihen shumë më gjerë në fushën sportive duke u perfshirë në Formula 1 dhe NBA.
Malaga duket se është një ndër klubet më interesante që ata të vazhdojnë këtë rrugëtim, ajo zoterohet nga aksionerët kryesorë që janë BlueBay të cilët zotërojnë 49% të aksioneve dhe një biznesmeni nga katari.
Ekipi spanjoll është duke luajtur në ligën e dytë një rënie historike e tyre e cila shihet më interes prej investitorve që të investojnë duke krijuar nnë mundësi të artë ringritje. Synimi i tyre në këtë klub është dhe për shkak të historisë që mbart klubi spanjoll si një ndër më të vjetërit në gadishull.

Vështirësi në këtë transakdion është pjesa se do të duhet të kalojë një fazë procesi gjyqësor duke qenë se ekipi është duke hasur vështirësi në ndarjen e konsorciumit.
Blerja e një klubi do të sjellë më shumë rivalitet brenda La Ligës me një ekip që do të ketë financa të qëndrueshme dhe oferta për lojtarë të ndryshëm që mund të luajnë në këtë ekip. Aspak e dyhsimtë pjesa e financave duke qenë PSG njihet për shumat e frikshme që ofron për lojtarët e saj dhe transferimet dhe fitimet në sezon që e tejkalojnë cdo ekip të mundur. Një transferim I tyre në futbollin spanjoll do të sjellë shpresë për ekipin në vazhdim.