Paris Saint Germain është në fazën e 16-ave në Kupën e Botës për Klube, përballja e tyre e fundit ishte me Inter Miami. Skuadra e Lionel Messi nuk mund të siguronte një qëndrim dinjitoz përballë francezve të cilët vijnë si kampionë Europe. PSG, arriti një fitore të thellë me një rezultat 4-0 duke lehtësuar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Kuptohet, që ishte një fitore e cila nuk është vendosur në dyshim në asnjë moment. Pasi dihet që kualiteti mes dy ekipeve ka një ndryshim të madh. Ekipi francez në këtë sfidë erdhi I plotë dhe tepër kompakt në fushën e lojës. Ata arritën të siguronin epërsinë në këtë ndeshje me golin që erdhi në minutën e gjashtë. Neves arriti të realizojë me një goditje me kokë, pas një asistimi nga Vitinha.

Neves nuk kishte të ndalur duke bërë të mundur kështu dhe realizimin e golit të dytë për skuadrën. Në minutën e 39 arriti të shënojë duke e cuar shifrën në 2-0. Inter Miami në krahun tjetër tentoi duke kërkuar një gol, por fati nuk ishte me ta. Aviles nuk mundi të ndalojë këtë duke realizuar golin në portën e tyre.
Achraf Hakimi ishte ai I cili siguroi për ekipin në fund të pjesës së parë një gol të fundit për francezët. 4-0 u mbyll pjesa e parë, e cila nuk solli ndryshime gjatë zhvillimit të të dytës. Kjo ishte përballja e parë e Messit pas largimit të tij në PSG. Tashmë në cerekfinale PSG do të takohet me Bayern Munich.