PSG shpallet klubi më I mirë, në këtë sezon

PSG shpallet klubi më I mirë, në këtë sezon

Ceremonia madhështore e Topit të Artë 2025, vlerësoi dhe klubin më të mirë të meshkujve. PSG u cilësua si klubi më I mirë për këtë vit. Me arritje të jashtëzakonshme ata mundën të realizonin kështu një super formë të tyre. Dominimi I tyre nuk erdhi vetëm në kampionatin vendas, por njëherësh dhe në arenën kombëtare.

Skuadra franceze bëri të mundur një triplet historikem ku fitoi Ligën e Parë, Kupën e Francës dhe Champions League. Sezon I cili e vendos mes klubeve më të mëdha duke arritur një sukses të papërsëritshëm. Vlerësim ishte po ashtu dhe për lojtarët që dhanë kontributin e tyre për klubin. Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma u vlerësuan për kontributin e tyre dhe formën që mund të demostronin në daljen e tyre.

PSG shpallet klubi më I mirë, në këtë sezon
PSG shpallet klubi më I mirë, në këtë sezon

Në një klub I cili nuk kishte vetëm element individual por dhe një lojë në grup. PSG u vlerësua për këtë formë të saj duke u shndëruar në një ekip I cili është mbushur me yje por nën drejtimin e Luis Enrique arrijnë të sjellin dhe kontribut të përbashkët në ekip. Me këtë cmim ata arrijnë të shndërohen në një makineri e cila do të jetë e gatshme të sfidohet më tej dhe të mund të arrijë rezultate më të mira në të ardhmen. PSG, një cmim të tillë e kishte të munguar prej kohësh duke qenë se klubi ka treguar një stabilitet kohët e fundit dhe është sjellë në elitën e futbollit europian më së miri.