Paris Saint Germain është vendosur si ekipi i parë në historinë e Champions League që mund të shënojë 40 gola. Ekipi francez në vetëm një vit ka mundur të shënojë serinë e golave duke u vendosur kështu si një ekip i paaritshëm. Padyshim që ndikuese në këtë rekord ishte dhe sfida e tyre e fundit përballë Bayer Leverkusen.
Francezët në këtë sfidë arritën triumfin e tyre me rezultat 7-2. Shtatë gola të shënuar e vendosin ekipin në serinë e 40 golave në total në vetëm një vit. Jo vetëm kaq por në këtë sfidë ata arritën të shtojë dhe pesë gola më shumë duke shkuar kështu në serinë e 45 të tillëve.

Kampionët në fuqi duket se do të jenë ende kërkues në lojën e tyre. Me ndeshjet e para në këtë sezon të rri ata janë treguar mjaft të vendosur për te ruajtur kështu titullin. Jo vetëm ata janë duke sjellë dhe një formë mjaft të mirë në lojën e tyre. Konkurues dhe me objektiv të qartë do të vazhdojnë më tej rrugëtimin në këtë sfidë.
Luis Enrique në krye të ekipit duket se është duke sjellë një frymë mjaft të rëndësishme bashkëpunimi. Në tërësi ai nuk bëri ndryshime të rëndësishme cka nënkupton se ai ndihet mjaft i vendosur me bazën e krijuar në ekip. Qëllimi i tyre deri më tani duket në rrugën e duhur duke u vendosur për të arritur një formë të mirë. Me tre fitore në ndeshjet e para ndër to një me Barcelonën e bën shumë më të qartë situatën e tyre.



