Tashmë, Liga e parë është nën drejtimin e padiskuteshëm të PSG. Në një formë të shkëlqyer parizienët mundën që të thellojnë më tej diferencën e kryesisë me plot 19 pike, fitorja e tyre e fundit e vlefshme për javën e 26 ndaj Marseilles së venedit të dytë dikton dhe një herë se forma e tyre në këtë sezon është e mahnitëshme.
Një vit fantastik për ta 2025 ku PSG nuk ka regjistruar ende humbjen e parë në secilin prej kompeticionëve që ata marrin pjesë duke vënë në dukje se forma e tyre është premtuese jo vetëm për në Ligën e parë por njëherësh dhe Champions League. Ata mundën që të kalonin në fazën cerekfinale duke mposhtur anglezet e Liverpool.
Përballja e djeshme me Marseille nisi me dominimin e tyre, një ndeshje në shtëpi për parizienët ishte ajo cka dëshmonte se rezultati do të ishte në favorin e tyre duke qenë se janë të pathyeshëm në pesë sfidat e fundit me katër fitore dhe një barazim. Sfida u hap nga Dembele me një gol të minutës së 17, presioni i tyre ndaj miqëve vazhdoi më tej gjatë gjithë pjesës së parë. Përsëri asis i Ruiz e gjen Mendes i cili mundi të gjejë portën në minutën e 42. Pjesa e parë u mbyll.me rezultatin 2-0 duke e ulur presionin e lojës mbi vendasit dhe ti lejojë që të vazhdojnë më tej.
Me nisjen e pjesës së dytë erdhi dhe goli i Marseille, Gouiri gjen porten në minutën e 51 me një godotje nga distanca ku bën të mundur realizimin e golit të parë. Sfida vazhdon më tej por pa mundësinë e tyre për të krijuar një diferencë pas i që në minutën e 76 realizojnë një autogol duke vulosur kështu fitoren për kundërshtarin. Tashmë në këtë fitore PSG vazhdon më tej kryesimin e kampionatit për të vazhduar në pushimin ndërkombëtar pa një presion të shtuar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.