Paris Saint-Germain shkon në një hap të mëtejshëm për të vendosur një pikë të rëndësishme në historinë e Ligës 1. Sfida e tyre e funsit u zhvillua jashtë ndaj Nantes, ku mundën që të merrnin një barazim 1-1. Me këtë barazim skuadra e Luis Enrique shkon kështu në një rezultat fantastik prej 39 ndeshjesh si të pamposhtur. Bëhet fjalë për ndeshjet në tranafertë të zhvilluara duke thyer kështu një rekord të mëhershëm. Milan i 1993 drejtuar nga Arrigo Sacchi kishte mundjr që të krijontë një seri prej 38 ndeshjesh në seri si të pathyeshëm. Suksesi i tyre u arrit në periudhën e tyre historike më të mirë.
Jo vetëm kaq, por PSG në këtë sezon ka mundur që të krijojë një lojë mjaft interesante. Tashmë me një titull në Ligën 1, falë një serie prej 24 fitoresh dhe gjashtë barazimesh. Suksesi i tyre është shënuar në 83 gola të realizuar duke funksionuar më së miri ai ekip. Kjo i ka bërë që ata të mbajnë kryesinë në një formë si të pakapshëm nën ndjekjen e Monaco dhe Marseille.

Suksesi i tyre në këtë rezultat historik ka nisur herët, në 11 shkurt 2023. Ata përjetuan humbjen e tyre të fundit me Monaco 1-3. Humbja e tyre e fundit shërbeu për ekipin që të shkonte më tej në rezultate të sukseshme. Duke marrë kështu 30 fitore dhe nëntë barazime, më shumë se dy vite për ta pa humbje larg shtëpisë.
Nën suksesin e tyre në kampionaton vendas, dhe në krijimin e rekordeve ata shkojnë në detyrën e tyre në Champions League.