PSG është duke përgatitue një ofertë për sulmuesin e Barcelonës i cili është në përfundimin e kontratës së tij. 17 vjecari Yamal ka një kontratë të vlefshme me katalanasit deri në verën e 2026, dhe ende nuk ka një marëveshje rinovimi. Vetëm 17 vejc ai ka mundur që të arrijë një formë të lartë fizike dhe të realizojë maksimumin në lojën e tij. Në mediat iberike është qartësuar se midis tij dhe ekipit ka një marrveshje sa i përlet rinovimit të kontratës së tij dhe më pas ndryshimit dhe përmirësimit të kushteve në momentin që shkon 18 vjec.
Por, ethet e garës për katalanasit që kërkojnë të mbajnë më tej yllin e spanjës kanë filluar duke qenë se është dhe PSG i cili është duke përgatitur një pfertë tepër tunduese për të rriun. Parizienët janë të njohur për pagesat e tyre të majme dhe kërkojnë që në ekip të mund të afrojnë më të mirët, në këtë ofertë fitimi i Yamal është tërësisht i diferencuar.

Bujë të mëhershme bëri dhe transferta e Mbappe drejt klubit të Ligës së parë ku ju premtua një fitim vjetor prej 60 milion euro, një shumë kjo e cila është në tavolinë dhe për Yamal. 17 vjecari dk të ketë mundësi të nënshkruajë me Paris Saint Germen në të njejtat kushte si Mbappe duke i premtuar një fitim të frikshëm për të deri më tani prej 60 milion euro. Ndërkohë fitimi i tij vjetor në Barcelona është vetëm 1 milion euro.
Rinovimi i kontratës nuk do të sjellë për të rriun një ndryshim drastik në lidhje me ofertën e propozuar duke e cuar në fitime që variojnë 10 milion deri 15 milion. Asgjë e konfirmuar deri më tani sa i përekt dëshirës së Yamal i cili po realizon një sezon fantastik në Barcelona.