Klubi francez Paris Saint Germain mendohet se ka vendosur një cmim për GianLuigi Donnarumma. Është një situatë e tensionuar e cila duket se nuk po gjen qetësinë e duhur dhe është vendosur për të sjellë një largim të tij. Heroi I skuadrës I cili shërbeu në këtë sezon dhe jo vetëm duket se do të ketë një ndarje e cila nuk është aspak në lartësinë e duhur. Donnarumma I cili me kërkesën e tij kërkoi një shpërblim I cili do të ishte më I madh duket se nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit e klubit francez.
Ata të cilët kishin përgatitur një rinovim të kontratës brenda të njejtës normë fitimi ngulin këmbë në të. Ndaj dhe itliani e ka parë më të udhës që të mos zgjedhë rinovimin e kontratës. Duke qenë se afati I saj është deri në 2026 e bën shumë më të vështirë dhe për klubin këtë pozitë. Qëllimi I të cilësve është të kenë një largim I cili nuk do të sjellë një humbje për ta.

Tashmë, klubi ka hedhur dhe një hap tjetër duke sjellë një mundësi për ta realizuar këtë kalim. Ata kanë përcaktuar dhe shumën për lojtarin. Është pikërisht një shumë prej 30 milion euro që ata kërkojnë për shërbimin e tij. Në këtë klauzolë lirimi pritet të ketë një interesim të shumë prej klubeve që kërkojnë të regjistrojnë lojtarin. Kryesisht janë ekipet angleze por dhe një rikthim I tij në Serinë A duket I mundshëm. Gjithësesi, deri më tani nuk është se ka një tablo të qartë në lidhje me këtë kalim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.