Pubill, drejt afrimit në Milan, Tare përshpejton procedurën

Marc Pubill, drejt afrimit në Milan, Tare përshpejton procedurën

Krahët mbrojtës janë ende pa u përforcuar në Milan, Tare e ka theksuar se është një ndër pikat që do të duhet të ketë më shumë ndërhyrje. Ndaj në këtë periudhë është duke u konsideruar afrimi I Marc Pubill si një prurje e duhur në këtë pozicion. Lojtari 22 vjecar është cilësuar si një përforcim I duhur. Ndaj dhe Tare ka kërkuar që të bëjë një hap të përshpejtuar sa I përket këtij përforcimi. Një lojtar I cili ka mjaft konkurencë për afrimin e tij do të jetë e nevojshme që të ketë po ashtu dhe një intensitet në këtë afrim.

Milan është duke kërkuar që ky transferim të mbyllet me një shumë prej 10 milion euro. Shumë e cila është tepër e përshtatshme për buxhetin e kuqezinjëve dhe do të jetë më tej një përforcim I kërkuar. Interesi nuk është vetëm I tyre për të pasur shërbimin e Pubill, ndaj dhe ekipi ka kërkuar që të jetë I menjëhershëm në ofertën e hasur. Shuma është tepër e favorshme në krahasim me synimet e tyre të mëhershme.

Marc Pubill, drejt afrimit në Milan, Tare përshpejton procedurën
Marc Pubill, drejt afrimit në Milan, Tare përshpejton procedurën

Nuk pritet të jetë vetëm Pubill në krahët mbrojtës si përforcim, pasi është duke u punuar më tej në përforcimin e tij. Tashmë është kërkuar që të jetë dhe një opsion ai I Jasharit. Por, milan pavarësisht afrimeve të rëndësishme deri më tani ende nuk e ka përfunduar kërkesën e saj për një ekip që do të jetë shumë më konkurues. Sulmuesi Mateta I Crystal Palace është një tjetër emër I cili po përflitet për një afrim të mundshëm në ekipin italian.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.