Christian Pulisic është duke shënuar një hap mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij. Lojtari është duke lënë një gjurmë në futbollin Italian. Debutimi I tij nisi në vitin 2023 duke veshur fanellën e Milan. Kështu, sulmuesi është shndëruar një ndër lojtarët që ka sjellë më shumë kontribut në golat e shënuar.
Pulisic I cili ka mundur të shënojë plot 46 gola në tre sezonet e fundit. Ai ka mundur të shënojë 27 herë dhe të asistojë në 19 të tillë. Janë këto shifra që e bëjnë lojtarin të vendoset në krye të Serisë A për golat e shënuar. Ai ka lënë mbrapa kështu Lautaro Martinez të Inter I cili ka shënuar 45 gola.

Me këtë rekord Pulisic është duke konfirmuar se është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në Milan. Por, jo vetëm është duke u kujdesur që emëri I tij të ngelet gjatë në Serinë A sa I përket kontribuimeve. Sulmuesi është duke sjellë gjithnjë e më shumë një formë mjaft të mirë duke I dhënë një tjetër dimension repartit ofensiv. Kjo formë do e vendosë atë në krye të sulmuesve që Seria A ka për momentin. Pasha e tij ndihet jo vetëm në Mialn, por lojtar I rëndësishëm për të gjithë kampionatin Italian.
Këtë ai arriti ta dëshmojë dhe në ndeshjen e fundit ku kontribuoi për kuqezinjtë një seri prej dy golash duke sjellë kështu fitoren. Golat e tij ishin të vetëm në fitoren e Milan ndaj Napoli në ndeshjen e tyre e cila I jep ekipit kryesinë e Serisë A.



