Qazim Laci drejt Çaykur Rizespor, transfertë në Turqi

Qazim Laci drejt Çaykur Rizespor, transfertë në Turqi

Qazim Laci ka përfunduar rrugëtimin e tij me Sparta Pragën, mesfushori shqiptar tashmë është vendosur në një ekip të rri. Çaykur Rizespori, është ekipi I cili e ka vlerësuar shërbimin e tij dhe e konsideron si një përforcim në këtë sezon veror kalimesh. Pasi arriti me sukses të kalojë të gjitha testet mjekësore ai është vendosur tashmë me një kontratë tre vjecare në ekipin turk.

Klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale e ka bërë të ditur këtë prurje të re në ekip. Laci është vlerësuar për aftësinë e tij më mesfushë. Një lojtar I cili ka fleksibilitetin e mjaftueshëm dhe gjithashtu I vlerësuar për energjinë e tij. Angazhimi I tij në sezonin e kaluar ka qenë 50 ndeshje ku ekipi I tij ka marrë pjesë në kampionate të ndryshme.

Qazim Laci drejt Çaykur Rizespor, transfertë në Turqi
Qazim Laci drejt Çaykur Rizespor, transfertë në Turqi

Gjithashtu, mesufshori I Kombëtares Shqiptare në daljet e tij ka bërë të njohur se ka të gjitha aftësitë e duhura për këtë pozitë që gëzon. Klubi e ka vlerësuar këtë afrim dhe e konsideron si të duhurin në përmirësimet që janë duke sjellë në ekip. Një lojtar me ekepseriencë dhe përvojë europiane do të shërbejë më së miri në klubin turk.

Qëllimi I tyre në këtë sezon është një skuadër e cila do të jetë shumë më kompetitive. Mundësi që pritet të realizohet mjaft mirë me një prurje të rëndësishme si ajo e Lacit. Lojtari do të kontribojë në ekip duke sjellë një formë që ka munguar prej kohësh dhe do të ketë mundësi që të japë shtysë më shumë në ekipin e Çaykur Rizespori.