Roli I mesfushorit shqipëtar nuk ka ngelur pa u vlerësuar dhe pa rënë në sy, nën fanëllën e Sparta Pragës ai ka mundur që të bëjë performancë tepër të mirë këtë javë ku është vendosur dhe pjesë e formacionit të javës. Aspak e cuditshme për formën që ka treguar mesfushori shqipëtar duke u cilësuar vazhdimisht si një ndër lojtarët më të mirë dhe afrimi më I mirë në sezon. Edhe pse në mesfushë ai arriti të shënonte në ndeshjen e fundit.
Në minutën e 64 ishte Laci ai që zhbllokoi sfidën dhe e coi në avantazh ekipin e tij përballë Ceske Budejovice, Laci e zhbllokoi sfidën me një goditje të saktë në hyrjen e zonës pas një asisti të Panak. Një gol I cili e coi në avantazhin e parë ekipin I cili më vonë arriti të kalonte I sigurt sfidën pas shënimit të golit të dytë nga Zeleni.
Aktivizimi në 19 ndeshje I mesfushorit ka prodhuar tre asiste dhe dy gola, një prej tyre I ardhur në ndeshjet e kombëtares ku ai ka spikatur gjithashtu dhe ka qenë pjesë e formacionit të parë duke u angazhuar prej minutës së parë në dy përballjet e fundit të kombëtares. Një formë e mirë e tij e con dhe njëherë atë në kampionat në formacionin e javës. Një spikatje e talentit shqiptar mund të hapë më shumë mundësi për një kontratë dhe një lëvizje më të mirë në të ardhmen.
Gjatë kësaj sfide ai mundi të shënonte dhe një gol të dytë, por që u anulua nga VAR për faull, një aksident I nodhur në fushë që e cilësoi si një vendim arbitëri I ndeshjes. Nota që morri këtë javë në angazhimin e tij ishte 9.2, një vlerësim I lartë për performancën e treguar.