Rangers ndëshkim kapital për pankartat raciste

Rangers ndëshkim kapital për pankartat raciste

Futbolli, konsiderohet si argëtim, por shpesh në të shfaqen dhe mesazhe që përpiqen të nxisin urrejtje, dhunë dhe ndasi. Përgjegjës për këtë janë Federatat e vendeve dhe autoriteti më i lartë sportiv FIFA. Kryesisht, ndeshjet kombëtare janë ato që përpiqen të jenë më shumë të monitoruara për shkak të mesazheve që ato përcjellin, duke qenë se kanë një të shkuar kombet që e bëjnë të mundur një mesazh negativ.

Rasti i fundit që është duke u diskutuar për shkak të dënimjt që kanë dhënë autoritetet është në përballjen mes Rangers dhe Fenerbahce një ndeshje e luajtur për Europa Ligë. Në një pankartë disa tifoze ultras të Rangers kanë shpalosur një thënie “Mbajeni ideologjinë e zgjuar jashtë Evropës”.

Rangers ndëshkim kapital për pankartat raciste
Rangers ndëshkim kapital për pankartat raciste

Në hulumtim te mesazhit ka të bëjë me fushatën e mbrojtjes së një kategorie të caktuar të shoqërisë me termin “zgjuar”. Kjo ka të bëjë me diskriminimin e racës, gjinisë dhe orientimit seksual. Për herë të parë është sjellë si term në 2010 në disa fushata që janë ndërmarë në amerikë gjatë fushatës BlackLivesMaters.

Në daljen e saj pankarte u ndërmorën masa të menjëhershme duke e ndaluar dhe duke u gjobitur Me 30000 euro klubi prej UEFA-s. Një masë tjetër pritet të jetë ajo e ndalimit të hyrjes së përjetshme nq stadium të tifozëve përgjegjës për këtë pankartë. UEFA ndalon reptësisht mesazhet e ndasisë dhe nxitjen e urrejtjes, në një sport si futbolli që duhet të jetë nxitës i bashkimit dhe mirëkuptimit. Një ndëshkim I tillë është një shembull për të mos shpalosur pankarta dhe thirje urrejtje por të shërbejë futbolli si një strehim I paqes dhe argëtimit.