Raphinha del me një vlerë prej 90 milion euro nga Barcelona

Raphinha del me një vlerë prej 90 milion euro nga Barcelona

Lista e fituesit potencial të Topit të Artë është shtuar dhe me Raphinha. Sulmuesi I Barcelonës ka dalë në treg me një vlerë jo shumë të lartë. Ekipi katalanas kërkon për të në këtë verë një shumë prej 90 milion euro. Braziliani në këtë sezon ka bërë një super performancë në ekipin e tij duke qenë kështu një ndër pretendentët kryesorë për Topin e Artë.

Raphinha gjatë këtij sezoni ka mundur të shënojë 28 gola, plus një numër tepër të lartë asistimesh. Loja e mirë dhe forma e tij është gjithashtu një faktor për Barcelonën që të arrijë të jetë ende në lojë për titull. Pjesëmarrëse në tre kompeticione ata synojnë Champions League, La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Në ekipin katalanas ai shihet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm, por ende ka zëra të ndryshëm për një largim. Largimi I tij nga ekipi katalanas thellohet më shumë dhe prej kontratës së tij e cila po vjen drejt fundit. Braziliani ka dhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me ekipin katalanas.

Raphinha del me një vlerë prej 90 milion euro nga Barcelona
Raphinha del me një vlerë prej 90 milion euro nga Barcelona

Por, knaë qënë menaxherët e tij që kërkojnë prej rinovimit kushte më të mira për të. Një pengesë e cila vjen prej Barcelonës që nuk e ka në plan një ndryshim. Kjo e nxit më shumë atë që të jetë larg ekipit për një vendimarrje në të ardhmen.

Shumë prej mediave të ndryshme e cilësojnë si të mundur shitjen e tij në këtë vlerë prej 90 milion euro. Nëse ekipi merr një ofertë prej klubeve që kanë mundësi për të paguar do të jetë në gjendje që ta shesë atë. E shtyrë më shumë dhe prej situatës financiare që ndodhet në këto kohë.