Një prej prurjeve më të reja në ekipin madrilen është Franco Mastantiono. Lojtari I cili ka kaluar së fundmi me Los Blancos pritet të jetë lojtari që do të ketë pagën më të ulët në ekip. Ai do të fitojë shumë herë më pak se shumë prej yjeve të tjerë të skuadrës. Transferimi I tij kushtoi për madrilenët 45 milion euro, të një talenti të rri I cili mbush 18 vjec së shpejti.
Me një formë mjaft të mirë ai ishte vënë në synimin kryesor të Madrilenëve për transferimin e tij në këtë sezon. Nuk ishte vetëm një transferim I cili vendoste Realin të interesuar, pasi që talenti në këtë sezon kishte mundur të realizonte dhe serinë e pesë golave. Edhe pse me një formë mjaft të mirë dhe krahasimin e tij me shumë yje të tjerë, nuk do të reflektojnë në pagesën e tij. 3.5 milion euro në vit është shuma që do të japë Real për të rriun në një sezon.

Në qoftë se bëhët një krahasim është pikërisht një shumë e cila ka një hendek shumë të madh mes saj. Duke qenë se është Mbappe I cili fiton rreth 30 milion euro në sezon. I ndjekur nga yje të tjerë që kapin shifrat e 20 milion eurove si Vinicius, David Alaba dhe Jude Bellingham. Edhe pse do të shkojë në një ekip që ka dhe talent të tjetë të rinj, përsëri paga e tij do të jetë shumë më e ulët në këtë transferim. Por, ka një precedent të mëhershëm të yjeve që kanë mbritur me pagesa modeste por që kanë ndryshuar në vazhdim.