Marcus Rashford është tashmë zyrtarisht pjesë e Barcelonës. Lojtari i cili është vendosur për një periudhë të gjatë në interesin e katalanasve ka mundur më në fund që të nënshkruajë me Barcelonën. Manchester United ka rënën dakort me kërkesën e Barcelonës për shërbimin e tij. Klubi katalanas fillimisht e ka siguruar shërbimin e tij në formë huazimi. Më tej do të jetë e mundur që ai të bëhet pjesë e Barcës.
Kështu që për Rashford do të jetë një klub i rri që do të shërbejë në këtë formë. Duke qenë se në sezonin e shkuar ai gjashtë muajt e fundit të sezonit ishte pjesë e Aston Villa. 10 gola në 17 ndeshjet e tij padyshim që ka qenë një formë mjaft tërheqëse për shumë klube. Por, barcelona ka mundur më tej të sigurojë shërbimin e tij.

Rashford largohet kështu nga Anglia, pikërisht dhe prej klubit që e rriti atë Manchester United. Karriera e tij nisi në këtë klub dhe ka marrë pjesë në 426 ndeshje. Është pikërisht një kohë e gjatë që ai është investuar në shërbimin e tij pjesë e këtij ekipi.
Tashmë, do të ketë mundësi që të jetë pjesë e Barcelonës. Më herët vetë lojtari kishte deklaruar se nëse do të dëshironte të largohej nga Premier Liga vetëm Barcelona mund të ishte zgjedhja e tij. Dhe tashmë ai e ka bërë të mundur këtë kërkesë të tij.
Barcelona ka paguar për shërbimin e tij rreth 30 milion euro dhe do të ketë mundësinë e blerjes së tij në fund të këtij huazimi. Tashmë me numërin 14 ai do të debutojë në Barcelona.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.