Rashford në sitën e shumë ekipeve për afrimin e tij

Rashford në sitën e shumë ekipeve për afrimin e tij

Largimi i Marcus Rashford nga Manchester United ka sjellë kështu një lum ofertash për lojtarin. Kanë qenë pikërisht kërkesat e disa prej klubeve që kërkojnë të sigurojnë shërbimin e tij. Ruben Amorim nuk e ka konsideruar lojtarin si pjesë e planeve të së ardhmes. Kjo e ka vendosur atë në qendër të vëmëndjes dhe njëherë si një ndër më të preferuarit nga disa klube europiane. Largimi i tij pritet mos jetë dramatik duke qenë se shumë ekipe janë në ndjekje të tij.

Sulmuesi është vendosur përballë faktit se do të jetë larg ekipit në të cilin ai u rrit profesionalisht. Vendim i cili mund të paraqesë një farë vështirësie për të. Gjatë gjysmës së dytë të këtij sezoni ai ishte pjesë e Aston Villë. Në formë huazimi ai shërbeu në këtë ekip. Por, ata nuk e panë të arsyeshme që të kenë për më gjatë lojtarin.

Rashford në sitën e shumë ekipeve për afrimin e tij
Rashford në sitën e shumë ekipeve për afrimin e tij

Emëri i tij është lakuar për të qenë pjesë e disa klubeve të mëdha. Barcelona është një ndër to, mundësi është dhe bashkimi i tij më Jose Mourinho. Duket se lojtari është vendosur përballë një serie zgjedhjesh dhe kjo e bën që ai të vendoset përballë fakteve të rëndësishme.

Mesa duket për europianët nuk do të jetë shumë e thjeshtë pasi në këtë luftë afrimesh janë duke u afruar dhe arabët. Një ofertë miliona euro është duke u shfaqur për të duke sjellë kështu një vështirësi në këtë kalim. Milionat mund të jenë vendimtare sa i përket zgjedhjes që ai do të duhet të ndërmarë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.