Marcus Rashford I cili në këtë verë kaloi në formë huazimi në Barcelona, duket se po gjen veten në ekip. Lojtari I Manchester United duket se do të ketë një kontratë të përhershme me Barcelonën dhe kjo është diktuar prej mediave të ndryshme. Forma e tij ka bërë që të ketë një shenjë vlerësimi prej Flick duke e angzhuar shpesh në formacion. Po, ashtu drejtuesit janë të gatshëm që të ofrojnë për klubin anglez shumën prej 30 milion euro për afrimin e tij.
Qëndrimi I Ruben Amorim në ekipin anglez e bën që dhe riafrimi I tij me klubin të mos jetë aspak I mundur. Duke qenë se është bërë e qartë se ekziston një mosmarveshje mes tij dhe trajnerit të United. Pavarësisht, kësaj kalimi I tij në Barcelona ka rikonfirmuar dhe një herë formën e tij të mirë. Mos rikthimi I tij në United ka ardhur po ashtu me një tjetër kundërshtim. Ai nuk ka zgjedhur që të bashkohet me PSG pas ofertës të klubit francez.

Edhe pse kalimi I tij në klubin katalunas është ndjekur me një seri zërash kundërshtues. Klubi është duke menduar se po afron një yll futbolli. Ndërkohë vlera e Rashford në treg ka rënë me një shumë drastike. Duke qenë se vite më parë PSG ishte e gatshme që të bënte një pagesë prej 80 milion për afrimin e tij. Ndërsa tashmë Barcelona është duke ofruar më shumë se gjysma e vlerës në këtë afrim. Megjithëse forma e tij është vlerësuar dhe e ka dëshmuar mundësinë e shërbimit të tij në klub.



