Rasmus Hojlund ka finalizuar kalimin e tij drejt Napolit

Rasmus Hojlund ka finalizuar kalimin e tij drejt Napolit

Napoli ka mundur të sigurojë shërbimin e një tjetër lojtari të Premier Ligës. Këtë herë në ekip ka mbritur Rasmus Hojlund në formë huazimi nga ekipi I Manchester United. Në këtë kontratë kalimi është përfshirë dhe një mundësi blerje me një shumë prej 50 milion euro. Duke qenë se ka vetëm pak ditë të mbetura nga afati kalimtar, Napoli arrin të sigurojë një tjetër prurje të rëndësishme.

Sulmuesi do të duhet t’I nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore për të bërë të mundur më pas nënshkrimin me Napolin. Danezi I cili është vetëm 22 vjec do të shërbejë për një tejtër përmirësim në repartin ofensiv. Duke sjellë në fokus një formë mjaft të mirë dhe do të dëshmojë se ekipi Italian ka objektiva mjaft të rëndësishëm për këtë sezon.

Rasmus Hojlund ka finalizuar kalimin e tij drejt Napolit
Rasmus Hojlund ka finalizuar kalimin e tij drejt Napolit

Në këtë marveshje Napoli do të duhet të paguajë gjashtë million euro për huazimin e tij një vjecar. Opsioni I blerjes së lojtarit për 44 milion euro do të jetë I detyrueshëm nëse ekipi arrin të kualifikohet në Champions League. Por, United është kujdesur që të përfitojë dhe nga rishitja e mundshme e lojtarit. Duke vendosur një klauzolë prej 5% nëse ai do të rishitet.

Mungesa e Lukakut ka shërbyer si një shtysë më shumë në këtë transferim. Dëmtimi I tij dhe mungesa për 4 muaj në fushën e lojës e ka shtyrë më tej ekipin që të jetë I vendosur në një prurje të re. Zgjedhja e tyre për Hojlund ishte në një lojtar I cili ka një njohje të Serisë A, duke qenë se ai ka shërbyer më heret në Atalanta.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.