Trajneri I Barcelonës, Hansi Flick ka folur në lidhje me gjendjen e Yamal pas dështimit të tij në Topin e Artë. Humbja e garës së këtij të fundit erdhi përballë Osumane Dembele të PSG. Sipas Flick, Yamal e ka marrë me tepër sportivitet këtë rezultat dhe është motivuar për të ardhmen e tij në futboll.
Mesa duket 18 vjecari e ka marrë me tepër sportivitet këtë klasifikim të tij dhe pese nuk u realizua me një triumf. Mosha e tij e re e ka bërë të jetë më kërkues për të sjellë potencialin më të mirë në fushën e lojës dhe të dëshmojë kështu një vazhdimësi në të ardhmen e tij. Flick është shprehur I bindur se ekzistojnë të gjithë komponentët që në të ardhmen ai të cilësohet si më I miri në fushën e lojës.

Ndër të tjera ai foli dhe për titullin që Dembele arriti të fitojë. Sipas tij ishte një fitore mjaft e merituar dhe vuri në dukje se pjesë e listës ishin dhe disa lojtarë të Barcelonës. Kjo tregon nga ana e Flick se ekipi ka mundur të bëjë një sezon të mirë dhe pse në arenën europiane nuk mund të sillnin dot një rezultat të mirë në sezonin që shkoi. Njëherësh ai bëri me dije se Yamal është shumë pranë rikthimit të tij në fushën e lojës, pas një dëmtimi që ai kishte pësuar më parë. Kjo e bën që ekipi të jetë I plotë në vazhdim për të sjellë një rezultat të mirë në këtë sezon.



