Reagon FSHF, ndryshimi I stadiumit në sfidën Serbi-Shqipëri

Reagon FSHF, ndryshimi I stadiumit në sfidën Serbi-Shqipëri

Federata Serbe e Futbollit ka ndërmarrë një vendim I cili ka qenë tepër I përfolur së fundmi. Në përfundim atakanë vendosur që sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë të mos zhvillohet në Beograd ashtu sic ishte parashikuar më herët. Tashmë ata kanë përcaktuar stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac. Ndeshje e cila pritet të zhvillohet në 11 tetor.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar dhe Federata Shiqptare e Futbollit. Autoriteti shqiptar ka shprehur dakortësinë në vendosjen e kësaj sfide në një tjetër qytet. Ndeshja e cila është e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës 2026. Vendimi I cili si fillim është propozuar nga Federata Serbe e Futbollit dhe më pas është aprovuar nga UEFA.

Reagon FSHF, ndryshimi I stadiumit në sfidën Serbi-Shqipëri
Reagon FSHF, ndryshimi I stadiumit në sfidën Serbi-Shqipëri

Ato të cilat janë paraqitur si arsye kryesore në këtë zhvendosje janë pikërisht masat e sigurisë që do të duhet të krijohen. Duke qenë se është konsideruar se është e nevojshme të zhvillohet një sfidë brenda një sigurie maksimale. Federata Serbe ka sjellë në focus dhe trazirat e zhvilluara në tetorin e 2014. Në këtë mënyrë ata nuk do të dëshironin që të përsërisnin më tej një situatë të tillë. Stadium më I vogël dhe rregulla shumë më strikte që përfshijnë dhe pjestarët e stafin janë pikërisht hapa që ndërmeren për një ndeshje paqësore.

Janë pikërisht dy ekipet që kërkojnë pikë në këtë sfidë. Shqipëria e cila pas fitores me Letoninë ndodhet e dyta në renditje. Ndërsa Serbia pasi humbi me Anglinë do të kërkojë të rimarrë dhe njëherë pozicionin e saj. Për kuqezinjtë shihet si një sfidë kryesore për të vendosur ekipin drejt një kualifikimi të mundshëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.