Real drejt shitjes së Vinicius, nëse realizon zvendësimin

Real drejt shitjes së Vinicius, nëse realizon zvendësimin

Vinicius është përfolur së fundmi për një largim të mundshëm nga Real Madrid, në disa media qarkulloi një lajm sa i përket kontratës së tij e cila sipas Vinicius do të duhet të sillte më shumë të ardhura. Një pamundësi e madrilenëve për të ofruar më shumë e bëjnë që braziliani të shohë si mundësi dhe një lëvizje të mundshme nga ekipi. Deri në tani nuk ka asgjë të zyrtarizuar por Real është duke bërë përgatitjen e saj për një largim të mundshëm, sytë e madrilenëve janë drejt Florian Wirtz dhe Nico Williams.

Kërkesa e Vinicius për të fituar më shumë duke mos pranuar të finalizojë kontratën e tij me Real Madrid, bie ndesh me politikën e klubit madrilen e cila është, të gjithë janë të rëndësishëm por askush nuk është i domosdoshëm. Kërkesa e Vinicius për të firuar më shumë nga kontrata e tij bën që braziliani të shohë si një opsion të mundshëm klubet e Arabisë Saudite, ende pa një ofertë prej tyre shihet si një mundësi transferimi i tij drejt këtij kampionati. Pavarësisht largimit afrimi i dy yjeve të rrinj në Real është shumë më shpres dhënëse për ekipin i cili mund të realizojë një transfertë nga La Liga të Williams ose Bundes Liga të Wirtz. Lëvizja e tyre është e përcaktuar nga zgjedhja që do të bëjë Vinicius, nëse ai nuk zgjedh të largohet do të jetë thjeshtë një hipotezë e mundshme ajo e afrimeve të reja në klubin madrilen. Deri më tani asgjë zyrtare nga klubi, ndaj do të duhet të qartësohet situata në merkaton e verës.