Real Madrid në sezonin e ardhshëm do të vijë në një formë ndryshe. Është pikërisht ndryshimi kryesor i klubit sa i përket drejtuesit teknik që do të garantojë rigjenerimin e tyre. Largimi i Ancelottit tashmë i konfirmuar nuk është se ka sjellë afrimin e zyrtarizuar të Alonso. Megjithatë në klub diskutohet se Perez është në kërkim dhe ofrimin e plotë të mundësive që të sjellë risi.
Florentino Perez ka ofruar plot 100 milion euro në dispozicio për një transferim të vetëm. Këto shihen si hapa për të bërë mikpritjen e drejtuesit të rri teknik. Transferim i cili pritet të ndodhë pas Kupës së Botës për Klube. Objektivi i tyre mendohet të jetë Enzo Fernandez. Mesfushori i cili angazhohet me Chelsea dhe fitues i Kupës së Botës me argjentinën.

Fernandez është shndëruar në një ndër emërat më të përfolur për afrimin e mundshëm. Nuk është e vetme lufta e klubit mbretëror për të pasur argjentinasin. Duke qenë se janë një seri klubesh europiane që kërkojnë në ekipin e tyre mesfushorin. Vlers e tij është ende e lartë në treg edhe pse ka një sezon të gjatë që është në shitje.
Qëllimi i Los Blancos është që të sjellë një lider të rri në mesfushë. Organizimi i së cilës pritet të bëhët së bashku me Luka Modric. Kroati i cili mendohet se do të jetë pjesë e ekipit dhe për një sezon. Chelsea nuk është se mund ta pranojë thjeshtë këtë klauzolë lirimi. Por mendohet se do të jetë gjithashtu pjesë e një kërkesë për një shkëmbim të mundshëm.