Real Madrid arrin marveshje të rëndësishme me Ajax

Real Madrid arrin një tjetër marveshje të rëndësishme me Ajax

Nën kuadrin e përmirësimit të vazhdueshëm të ekipit Real Madrid ka realizuar një tjetër marveshje të rëndësishme. Ekipi në këtë sezon do të vijë me një frymë të re, epoka e Xabi Alonso pritet të jetë ndryshe. Los Blancos kanë bërë dy afrime të rëndësishme në këtë sezon dhe qëllimi I tyre është përmirësimi në vazhdim.

Tashmë ekipi është duke pritur një tjetër 16 vjecar I cili ka shërbyer te Ajax. Abdellah Ouazane, është një ndër emrat që shiheshe si një përforcim I rëndësishëm në skuadrë. Ai pritet që të bashkohet pas një konfrimimi që sjellin mediat në ditën e sotme.

Ouazane është një ndër talentet më të reja të ekipit dhe të akademisë së Ajaxit. Ai ka qenë gjithashtu dhe kapiten I U17 në Maroku. Kombëtare me të cilën ai u shpall lojtari më I mirë atje dhe fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës.

Real Madrid arrin një tjetër marveshje të rëndësishme me Ajax
Real Madrid arrin një tjetër marveshje të rëndësishme me Ajax

Mesfushori pritet të nënshkruajë një kontratë e cila do të jetë si fillim tre vjecare. Kohëzgjatja e saj është ajo që e dikton rregulli për moshat e reaj që afrohen në ekip. Ai nuk pritet të jetë pjesë e ekipit të parë fillimisht. Qëndrimi I tij do të jetë në Castilla të Real Madrid.

Qëndrimi I tij në Ajax është prej 2016, ku u zhvendos prej Zeeburgia. Më herët janë refuzuar shumë prej ofertave nga klubi spanjoll. Kalimi I tij në Real Madrid do të jetë së bashku me vllain e tij Zakaria I cili ka në skuadër kohë më parë. Bashkimi pritet të ndodhë pas përfundimit të kontratave me Ajax në qershor 2025.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.