Real Madrid gati 120 milion euro për mesfushorin e Liverpool

Real Madrid gati 120 milion euro për mesfushorin e Liverpool

Real Madrid është treguar tepër I qartë për interesin që ka klubi në afrimin e Alexis Mac Allister. Është e qartë se dëshira e tyre është të kenë në ekip lojtarin, kërkesë e cila është shoqëruar po ashtu dhe me një ofertë për afrimin e tij prej 120 milion euro.

Mac Allisteri cili u transferua në Liverpool, gjatë verës së 2023 tani është në zhvillimin e sezonit të tretë atje. Me dhjetë gola të shënuar në 100 ndeshje e bën që ai të ketë qenë një element I rëndësishëm në mesfushën e skuadrës së kuqe. Edhe pse suksesi nuk është I mohuar në këtë dalje të tij, ai është vlerësuar dhe ndiqet si një opsion për t’u bashkuar më tej me Los Blancos.

Real Madrid gati 120 milion euro për mesfushorin e Liverpool
Real Madrid gati 120 milion euro për mesfushorin e Liverpool

Janë disa media të cilat kanë hedhur dritë për një dakortësi të lidhur mes Liverpool dhe Real Madrid. Klubi I kuq është shprehur I gatshëm që të vendosë lojtarin jashtë ekipi, kjo një mundësi reale për Real Madrid që të konsiderojë afrimin e tij. Largim I të cilit pritet të ndodhë gjatë verës së 2026. Në të njejtën kohë për këtë afrim është shprehur qartë dhe dëshira e Alonso I cili e kërkon si një afrim mjaft të rëndësishëm për përforcim të mëtejshëm.

Drejtuesi teknik e ka bërë të ditur se është mesfusha dhe mbrojtja një pikë e cila do të duhet të ndryshojë. Ndaj dhe për këtë fakt shihet si e mundur që të ketë një lëvizje të tillë në skuadër. Deri më tani janë lajme që ngelen në spekulime duke qenë se nuk ka vërtetësi në këtë afrim.