Mesa duket përgatitja e Real për sezonin e ardhshëm ka ardhur që tani, ata janë duke bërë të gjitha lëvizjet. Ekipi madrilen duket se është në një vendimarje të rëndësishme. Ata kanë nxjerë në shitje dy prej lojtarëve të tyre nga e cila presin që të arkëtojnë një shumë prej 225 milion euro. Los Blancos është duke përgatitur një shitje të Rodrygon I cili është 24 vjec. Por, nuk është I vetmi listës I bashkohet dhe Brahim Diaz, 25 vjecari duke plotësuar dyshen që largohet.
Pikërisht drejtuesit e ekipit dhe Perez synojnë nga kjo shitje një shumë të konsiderueshme. E cila do të jetë në funksion për përmirësimin e mëtjeshëm të ekipit. Me të vetmen shpresë për këtë sezon La Liga ata synojnë që në sezonin e ardhshëm të luftojnë për më shumë. Disftata e këtij sezoni si ajo e Kupës së Mbretit dhe në Champions, risjell një dëshirë për ndryshim.

Rodrygon I cili vlerësohet me një shumë prej 170 milion euro dhe Brahim Diaz 75 milion euro. Kjo shihet si shuma që Real kërkon për të shënuar një hap të rëndësishëm në fazën kalimtare. Pavarësisht kontratat e tyre që janë të vlefshme deri në 2028, ekipi e mendon largimin e tyre.
Manchester City duket se është më I interesuar për afrimin e Rodrygos në ekipin e tyre këtë sezon. Me 50 ndeshje që ka marrë pjesë ai ka mundur të shënojë 13 gola dhe të asistojë në dhjetë të tjera. Diaz ka luajtur në 49 dhe ka shënuar gjashtë gola, shtatë asistime. Kjo do të shërbejë si një mundësi rikthimi për klubin, nqs arrin këtë marveshje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.