Rodri Hernandez është vendosur në planin e parë të afrimeve për Los Blancos. Ata janë duke përgatitur një ofertë e cila do të jetë shokuese. Mbështetja e dëshirës së Perez për të siguruar njëherësh shërbimin e lojtarit për ekipin është një shtysë më shumë. Në këtë marveshje përvec se janë 40 milion euro në dispozicion gjithashtu janë përfshirë dhe dy emra. Eduardo Camavinga, Rodrygo Goes janë pikërisht dy prej pjestarëve të ekipit që janë duke u konsideruar.
Mësfushori i Manchester City ka ngjallur një interes mjaft të madh. Alonso në krahun tjetër është duke e konsideruar si një ndër emrat që mund të cilësohet si prurja e duhur në këtë moment. Mësfusha me këtë prurje nuk pritet të jetë në të njejtat rritme cka mund të sjellë një ekip më të plotësuar.

Në këtë transfertë ata janë të gatshëm që të rrezikojnë kështu dy emra mjaft të rëndësishëm. Një marveshje që do të prekë dy prej lojtarëve që i kanë konsideruar më herët si pjesë kyce në ekip.
Rodri i cilësuar si një emër i duhur, nën cilësitë e një organizatori dhe një projektues i zoti në mesfushë pritet të ketë ndikimin e tij në zhvillime. Por, nuk pritet të jetë një marveshje e cila do të arrihet lehtësisht. Pasi janë vendosur për të kërkuar një prej lojtarëve që është thelbësor në Manchester City. Guardiola do të duhet të bëjë vlerësimet e duhura për të dhënë aprovimet në këtë kalim të rëndësishëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.