Liverpool është duke pësuar një tjetër pikëpyetje me një ndër lojtarët e transferuar këtë verë. Florian Wirtz është përfshirë sërisht në skenën e transferimeve duke u shndëruar kështu në një objekt mjaft të rëndësishëm për transferim. Mesa duket ai nuk ka shënuar arritjen që kërkohej nga dalja e tij në Anfield. Statistika mjaft shqetësuese, duke mos shënuar asnjë gol dhe me vetëm pesë asistime të kryera duket se është tërësisht jashtë pritshmërive të klubit.
Nën këtë situaë të krijuar është ngjalur mjaft dyshim nëse do të jetë Liverpool I gatshëm për të menduar të ardhmen e tij apo jo. Është pikërisht një situatë e krijuar e cila vazhdon të ngjallë më tepër interes për klubet e tjera. Edhe pse një investim historik për afrimin e tij tashmë është duke u diskutuar nëse do të jetë e mundur vazhdimësia e tij apo jo.

Por, kjo ka ngjallur interesin e Real Madrid I cili është duke u futur në skenë duke mos humbur aspak kohë. Klubi do të kërkojë që të sigurojë shërbimin e tij dhe të bëjë të mundur një afrim mjaft të rëndësishëm. Mesfushori ofensiv gjerman ka pasur dhe më herët vëmëndjen e tyre por u konsiderua një afrim i pamundur.
Anglezët duket se shërbimin e tyre do e ofrojnë për 110 milion. Shuma që ata e afruan në ekip ishte rreth 150 milion duke bërë kështu një ulje për shkak të performancës së tij jo të mirë. Mesa duket nëse do të kemi qëndrimin e Alonso në klub do të vijë po ashtu dhe një tjetër vendim për afrimin e lojtarit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.