Liverpool në këtë merkato vere ka mundur të shkruajë emërin e saj në historinë e futbollit. Klubi anglez arriti të shënojë një shifër rekord sa I përket nënshkrimeve dhe kjo do të sjellë padyshim një ndër lëvizjet që mund të ndryshojnë fatin e saj. Skuadra duket më e kompletuar pas ka mundur të investojë 481.9 milion euro, ekipi ka mundur të kalojë rekordin e mbajtur nga Chelsea në sezonin 2023.
Është një zhvillim mjaft interesant për Liverpool ku vetëm pak kohë më parë një deklaratë e dhënë nga Jurgen Klop e ka rëzuar të gjithë këtë. Pasi Klopp ishte shprehur se nuk mund të ketë një krahasim mes shpenzimit që ndërmer Liverpool dhe Manchester City. Por, në këtë sezon ata treguan krejësisht të kundërtën duke sjellë në ekip lojtarët e duhur.
Alexander Isak (Newcastle) – 144 milionë euro
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) – 125 milionë euro
Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt) – 95 milionë euro
Milos Kerkez (Bournemouth) – 46.9 milionë euro
Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) – 40 milionë euro
Giovanni Leoni (Parma) – 31 milionë euro

Këto prurje do të jenë pikërisht arma që ata do të kenë në këtë sezon. Me 364 milion euro të shpenzuara vetëm për sulmin e skuadrës duket se qëllimi I tyre është I qartë. Skuadra angleze është bërë mjaft konkuruese dhe kërkon që të sigurojë një vend të denjë në Ligën e Kampionëve. Sulmues si Wirtz, Isak dhe Etikete të cilët kanë raporte mjaft të mira sa I takon shënimit e bën shumë më te thjeshtë synimin e tyre.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.