Erling Haaland ishte përfolur në një kohë të gjatë se do të ishte pjesë e Real Madrid. Sulmuesi norvegjez edhe pse në lidhje të forta ndër vite për një kalim të tillë duket se nuk do të ketë mundësinë që të debutojë në Santiago Bernabeu. Por, tashmë dukshëm është bërë mjaft e qartë se nuk do të ketë një transferim të tillë.
Drejtuesit e skuadrës të bardhë janë mjaft të qartë se shërbimi në sulmin e skuadrës mbulohet më së miri nga Mbappe. Ndaj dhe nën këtë pikë është konsideruar se nuk do të jetë e mundur një afrim I tillë. Objektiv dhe pse në një kohë të gjatë, Mbappe ka mundur të mbushë cdo boshllëk në sulmin e Los Blancos.

Mbappe në këtë sezon është vendosur nën një formë mjaft të mirë, ai ka sjellë kështu dhe një tjetër rekord të rëndësishëm me real Madrid. Francezi ka realizuar 29 gola dhe ka mundur të shërbejë me pesë asistime në 24 ndeshje zyrtare. Në krahun tjetër është Haaland I cili po ashtu ka mundur të sigurojë disa statistika mjaft të mira.
Norvegjezi ka mundur të shënojë plot 25 gola dhe këto I ka realizuar në 23 paraqitje. Statistikë e cila e konfirmon dhe një herë se janë dy lojtarë në një formë mjaft të mirë. Në një të ardhme të afërt është konsideruar e pamundur që të kemi një kalim të Haaland drejt Real Madrid.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.