Real Madrid i vendosur në largimin e dy mbrojtësve

Real me dy largime te mbrojtesve

Epoka e Alonso pritet të sjellë një Real Madrid i cili do të jetë i vendosur në mbrojtje. Por, kjo nuk garanton aspak mundësinë që mbrojtësit aktualë të ekipit të jenë të sigurt. Ekipi është duke synuar nënshkrimin e mbrojtësit të Benficës. Alvaro Carrera është në listën që kërkon të afrojë Alonso në sezonin e ardhshëm. Por, kjo pritet të sjellë largimin e dy mbrojtësve aktualë të ekipit. Ferland Mendy dhe Fran Garcia janë dy prej tyre të cilët ekipi i ka vleresuar për një largim të mundshëm.

Është pikërisht afrimi i rri që synon ekipi që mund të sjellë më tej dhe rritjen e konkurencës në krahun e majtë. Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë qëndrimin e mbrojtësave aktualë. Të cilët pritet të gjenden me shumë më pak minuta në fushën e lojës.

Real me dy largime te mbrojtesve
Real me dy largime te mbrojtesve

Garcia ka pasur një sezon i cili nuk është besuar mjaftueshëm nga Carlo Ancelotti. Kështu që shihet si një opsion i cili mund të ketë në dispozicion më pak minuta në vazhdim. Kjo si rjedhojë e një mbrojtje e cila pritet të jetë më e përforcuar se kurrë me yje të futbollit.

Ferland Mendy ka pasur lëndime të cilat kanë qenë të vazhudeshme duke e bërë qëndrimin gjithnjë e më të pakët në fushë. Kjo e ka vendosur në pozita të pafavorshme për shkak të gjendjes së tij fizike. Ku dhe paraqitja nuk ka qenë ajo që pritej nga ekipi në këtë sezon.

Janë pikërisht këto arsye që e kanë vendosur ekipin në një mundësi të vazhdueshme për të kërkuar largimin dhe njëherësh afrimin e disa prej tyre që do të jenë zvendësim i denjë.